Rreth nesh

 

GJUHA ROME

Gjuha Rome i përket familjes të gjuhëve indio-Evropiane, një grup që përfshin gjuhë të tjera me origjinë indiane si Hindi dhe Bengali.

Gjuha Rome, u zhvillua paralelisht me gjuhët motra të folura në Indi deri në shek. XI. Kur Romët u larguan nga India edhe gjuha Rome pësoi ndryshime, zhvillimi i së cilës u influencua nga gjuhët e vendeve të tjera. Këto ishin gjuhët: Persishte, Armene, Greke, Sllave dhe Rumune. Të njëjtat fjalë nga këto gjuhë gjenden sot në të gjitha dialektet e Gjuhës Rome. Kur Romët arritën në Europë në shek XV, asnjeri nuk e dinte cfarë gjuhe flisnin, apo nga kishin ardhur. Vetëm më pas, në shek XVIII ne Evropë filloi të kuptohej që gjuha e panjohur, e folur nga Romët, e kishte origjinën nga India, ashtu si dhe ata që e flisnin atë. Në ditët e sotme Romët nuk komunikojnë dot me njerëzit në Indi sepse gjuha Rome ka pësuar ndryshime duke huazuar fjalë të reja nga gjuhët e tjera dhe si pasojë e strukturës së vjetër gramatikore të gjuhës Rome.

ALAFABETI ROM
Alfabeti Rom u krijua ne vitin 1980 sipas Alfabetit Latin. Ai u miratua në Kongresin e IV-t Botëror të Romëve në Varshavë, në Prill të vitit 1990. Alfabeti përbëhet nga 31 shkronja.

FESTAT

8-Prilli është Dita Ndërkombëtare e Romëve dhe festohet në të gjithë botën. Dita Ndërkombëtare Rome është një celebrim i historisë dhe traditës Rome. Kjo ditë u deklarua zyrtarisht në 1990 në Poloni gjatë Kongresit të IV-t Rom në nder të takimit të parë të përfaqësuesve Romë në 7-12 Prill 1971 në Londër, ku u zhvillua edhe Kongresi i I-rë. Gjatë Kongresit të I-rë u bë identifikimi i Romëve dhe vendodhjet e tyre në të gjithë botën. Aty u vendosën simbolet e Flamurit dhe Himni Rom “ Gelem Gelem”. Kjo ditë, festohet në nder të kongresit dhe për të përcjellë një mesazh paqeje për të gjithë Romët e Botës, kundër goditjeve raciale dhe diskriminimit, për të drejta të barabarta dhe për një bashkëjetesë në harmoni pa dallim race, feje, ngjyre, gjinie, kulture dhe besimi.

HERDELEZI OSE SHËN GJERGJI

Shën Gjergji festohet nga Romët në datën 6 Maj. Celebrimi i kësaj feste, bëhet në mënyra të ndryshme në fise dhe vende të ndryshme, por kuptimi është i njëjtë. Herdelezi është shenjë e fillimit të verës, që do te thotë rilindje e natyrës. Njerëzit besojnë se në këtë natë, dëshirat e shprehura realizohen. Kjo ditë simbolizon largmin e fatit të keq dhe rilindjen shpirtërore.

FLAMURI
Flamuri Rom është Flamuri ndërkombëtar i Romëve. Ai është krijuar nga Unioni i Përgjithshëm i Romëve në Rumani në vitin 1933 dhe u miratua nga përfaqësuesit ndërkombëtar Rom në vitin 1971. Ngjyra blu simbolizon qiellin, ndërsa jeshilja përfaqëson tokën. Flamuri mban gjithashtu një rrotë të kuqe e cila simbolizon zjarrin, lëvizjen dhe progresin.

HIMNI ROM

Gelem, gelem, lungone dromenca
Maladilem bakhtale romenca

AAAAA-AAJ, Romale
AAAAA-AA, Chavale

A Romale katar tumen aven,
E tsarensa bahtale dromensa?

AAAAA-AAJ, Romale
AAAAA-AA, Chavale

Kindem lake lolo dukhlo Tursko
Kaj kamel le achel latar pusto

AAAAA-AAJ, Romale
AAAAA-AA, Chavale

Ala kamav lake kale jakhja
Kaj si kale sar duj kale drakha

AAAAA-AAJ, Romale
AAAAA-AA, Chavale

Mande sase bari familija
Mudardala i kali legia

AAAAA-AAJ, Romale
AAAAA-AA, Chavale

 

Regjistrohuni ne buletinin tone